Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka u shpreh se tashmë duhet të dilet në një kandidat të përzgjedhur mes gjithë opozitës.

Ai tha në “Ora e Betit” me Beti Njumën, se nuk mjafton një kandidat t’i nxjerrë nga primaret e PD-së, apo edhe bashkë me Partinë e Lirisë për të fituar zgjedhjet.

Duka: Në gjendjen normale kur PD-ja ishte e fortë, bisedonte me aleatët e vet dhe thoshte që ku do të linte zonë të lirë dhe pastaj dilnim me kandidatë të përbashkët. Tashmë kemi një PD të Berishës dhe një që tenton që ta marrë siglën. U pa se në 6 bashki ishin aq të rëndësishme pjesët sa i morën vota njëra-tjetrës.

Ne jemi të detyruar që të dalim me një kandidaturë, por nëse primarët bëhen vetën në PD, kandidati është i paragjykuar sepse është vetëm i Berishës. Nëse hidhen 3-4 kandidatura dhe del më i pëlqyeshëm, atëherë të dalë kandidat për kryetar bashkia. Nuk kemi luks për prova, na duhet kjo zgjedhje e arsyeshme. Nuk mjafton një kandidat LSI-PD për të fituar zgjedhjet.