Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:45, në aksin rrugor “Maminas-Sukth”.

Shtetasja M. T., 20 vjeçe ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Ford” që drejtonte dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

Policia e Durrësit informon se 20-vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.