I vidhet makina një 42-vjeçari në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në Katund të Ri, ku policia njofton se shtetasi E. P., 42 vjeç, ka bërë kallëzim se i kanë vjedhur automjetin, të cilin e kishte të parkuar para banesës.

Rasti është regjistruar një ditë më parë, ndërsa uniformat blu po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.