Një 55-vjeçar është arrestuar nga Policia në zonën e Sektorit Rinia, pasi dyshohet se ka kryer një vjedhje në pronën e një shtetasi.
Sipas burimeve zyrtare, shtetasi Xh. M., 55 vjeç, banues në Sektor Rina, dyshohet se është përfshirë në një rast vjedhjeje, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurori për vijim të veprimeve ligjore.