Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në Durrës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Re të Portit, ku 4 automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Siç duket dhe në videon e siguruar nga “DurrësLajm”, nga përplasja e fortë dy nga makinat kanë përfunduar në trotuaret anësore të rrugës duke thyer edhe pemët. Deri tani nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme të shumta materiale.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij askidenti, policia po vijon hetimet.