Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr.8 të Durrësit.

Shtetësja A.T., 36 vjeçe ka përplasur një 18-vjeçare këmbësore.

E aksidentuara e identifikuar me inicialet S.H., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrësi/Informacion paraprak

Rreth orës 18:30, në lagjen nr. 8 Durrës, një automjet me drejtuese shtetasen A. T., 36 vjeçe, ka përplasur këmbësoren shtetasen S. H., 18 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.