Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar një 30-vjeçar, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një të moshuar.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin E. P., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin R. R., 77 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.