Tre persona që montojnë pajisje të filtrimit të ujit nëpër banesa, janë arrestuar në Durrës nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar.

Të arrestuarit janë shtetasit E. R., 33 vjeç, B. L., 24 vjeç dhe K. M., 25 vjeç, pasi dyshohet se kanë mashtruar një shtetas, të cilit i kanë montuar në banesë një pajisje që filtronte ujin, e cila nuk i përmbushte parametrat e prezantuar.

Ata gjithashtu nuk i kanë dhënë blerësit kupon tatimor për pajisjen.