Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme 8 persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim K. F., 48 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

U arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ndotja e ajrit”, shtetasit L. L., 41 vjeç, banues në Tapizë, Krujë, dhe N. Xh., 47 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi janë kapur duke hedhur materiale inerte në sipërfaqe të ndryshme toke.

Gjithashtu në pranga ka përfunduar shtetasi I. H., 46 vjeç, banues në Manëz, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke djegur një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit S. Gj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:

S. F., 62 vjeç, P. M., 36 vjeç dhe K. H., 45 vjeç, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

E. X., 19 vjeç, banues në Krujë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.