Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë 8 shtetas si dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Nga burimet zyrtare mësohet se janë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe 2 raste të organizimit të lotarive të palejuara.

NJOFTIMI I POLICISË

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë konstatuar në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, një rast të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe shtetasi E. A., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. S., e cila ishte marrë me qira nga shtetasi E. A., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 700 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Y. Ç., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, pasi kishte përshtatur lokalin e tij që ndodhej poshtë kësaj banese, për shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla. 

Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Drejtimi i automjeteve të mënyrë të parregullt”, shtetasi K. R., 26 vjeç dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi E. V., 30 vjeç, të dy banues në Durrës.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Durrës, në fshatin Rinia, Durrës, duke udhëtuar me një motoçikletë. Pas shenjës për ndalim, këta shtetas nuk i janë bindur urdhrit të Policisë.

Pas ndalimit të tyre rezultoi se shtetasi K. R. drejtonte motomjetin pa leje drejtimi, ndërsa shtetasit E. V., gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, kanë goditur 2 raste të ushtrimit të lotarive të palejuara, në Durrës.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. H., 23 vjeç, si dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit A. B., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi ushtronin aktivitetin e lotarive të palejuara nëpërmjet basteve sportive me anë të aparateve celular, në ambientet e lokalit në pronësi të shtetasit A. B., në lagjen nr.1 Durrës.

•K. N., 23 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit G. N., 49 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të tyre, në lagjen nr.8. Durrës, u konstatuan duke organizuar lotari të palejuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Kavajë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.