Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, ku një i ri ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar në kanal.

Mësohet se drejtuesi i mjetit është dërguar me urgjencë në spital.

Aksidenti u regjistrua në kanalin e Hidrovorit dhe paraprakisht dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe që ka shkaktuar daljen e mjetit nga rruga dhe përfundimin në kanal.