Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot në mesnatë Pashkët, të cilat simbolizojnë ringjalljen Krishtit, ringjalljen e jetës dhe të shpresës.  

Në urimin e tij për besimtarët, at Gjerasin Çakalli nga katedralja e apostul Pavlit dhe shën Astit në Durrēs vuri theksin në rëndësinë e kësaj feste mjaft të rëndësishme për besimtarët, të cilët do të jenë në kishë sot në mesnatë për të ndjekur nga afër meshën dhe për të trokitur vezët e kuqe me njëri-tjetrin. 

Pashkët janë momenti, që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati. 

Vetë Jezu Krishti erdhi vullnetarisht për t’u sakrifikuar, sepse njerëzimin e kishte zaptuar errësira e mëkatit. Edhe sot vazhdon kjo histori e mëkatit, për ta nxjerrë në dritë gjithë njerëzimin. Prandaj Krishti gjithmonë do të na shpëtojë ne dhe prandaj ne i ndjekim këto ditë të bekuara, lutjet që kemi gjatë Javës së Madhe“, tregon at Gjerasin Çakalli

Festa e Pashkëve është dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë. 

“Uroj të gjithë besimtarët ortodoksë gëzuar pashkët në familjet dhe miqtë e tyre anembanë vendit! Gëzuar përshumvjet!”, uron ati.

M.B.