Disa raste të largimit nga banesa janë denoncuar në Durrës dhe Shijak, duke vënë në lëvizje policinë për gjetjen e personave të zhdukur.

Në një prej rasteve, një shtetase 40-vjeçare me shtetësi bullgare është larguar nga banesa së bashku me vajzën e saj të mitur, ndërsa kallëzimi është bërë nga vjehrra. Në një tjetër rast, një 29-vjeçare është larguar nga banesa, sipas kallëzimit të bashkëjetuesit të saj.

Ndërkohë, në Shijak, një shtetas ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllanë e tij, për të cilin nuk ka informacion mbi vendndodhjen.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi:
-ka kallëzuar shtetasja D. L., banuese në Tiranë, se është larguar nga banesa, bashkëshortja e djalit të saj, shtetasja bullgare Y. L., 40 vjeçe, bashkë me vajzën e tyre të mitur;
-ka kallëzuar shtetasi A. A., se është larguar nga banesa, bashkëjetuesja e tij, shtetasja B. M., 29 vjeçe.
Punohet për gjetjen e tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi A. T., banues në Shijak, se ka humbur kontaktet me vëllanë e tij, shtetasin A. T., banues në Shijak. Punohet për gjetjen e tij.