Policia e Durrësit ka kryer disa veprime procedurale gjatë ditës së fundit, duke ndaluar dhe proceduar penalisht pesë shtetas për vepra të ndryshme penale, përfshirë dhunën fizike dhe mbajtjen pa leje të armëve të ftohta.
Njoftimi i policisë:
DVP Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 29 vjeç, banues në Kosovë, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 29 vjeç, banues në Suedi, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit F. V.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
M. B., 33 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, pasi ka qëlluar me shuplakë shtetasin F. S., për motive të dobëta;
A. V., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi ka qëlluar me shuplakë bashkëshorten e tij, për motive të dobëta.
H. B., 77 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjetën 3 armë të ftohta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.