Një autobus i linjës Durrës – Porto Romano ka marrë flakë në ecje dhe është shkrumbuar totalisht.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.15.

Sipas policisë shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në motor.

Fatmirësisht në momentin e shpërthimit nuk ka pasur pasagjerë në autobus, por janë regjistruar vetëm dëme të shumta materiale.

Dy mjete zjarrfikëse arritën të shuajnë flakët, ndërsa shkak për tymin e zi, që pushtoi zonën dhe tmerroi banorët, është bërë djegia e vajit të autobusit.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobuz i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër.

Nga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka ansjë person të lënduar .

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shih pamjet nga vendngjarja: