Polica ka proceduar një person në fshatin Shkafane, Durrës pasi dy ditë më parë i ka vënë zjarrin tokës së tij.

Por, sipas burimeve zyrtare, teksa ai përpiqej të digjte barishtet , situata i ka dalë jashtë kontrolli dhe për pasojë janë djegur disa rrënjë ullinj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë proceduan penalisht shtetasin S. K., banues në fshatin Shkafane, Durrës, pasi më datë 13.09.2021, i ka vënë zjarrin tokës së tij për të djegur barishtet, por zjarri i ka dalë nga kontrollit dhe si pasojë janë djegur disa rrënjë ullinj në pronën e tij.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.