Policia Rrugore e Durrësit ka arrestuar një 61-vjeçar, banues në fshatin Pjeshkë, pasi drejtonte motorin pa targa dhe pa patentë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. T., 61 vjeç, banues në fshatin Pjeshkë, Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin pa targa dhe pa leje drejtimi.”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.