Policia e Durrësit po punon për gjetjen e dy shtetasve të larguar nga banesa në data të ndryshme.
Shtetasi G. Gj., 34 vjeç, ka kallëzuar se më datë 2 korrik 2025, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi F. Gj., 66 vjeç, dhe nuk është kthyer më.
Ndërkohë, edhe shtetasja V. P., 38 vjeçe, ka raportuar në Komisariatin e Policisë se më datë 1 korrik 2025 është larguar vajza e saj, shtetasja A. P., dhe ende nuk ka informacion për vendndodhjen e saj.
Policia ka nisur hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e tyre.
Njoftimi:
Në Komisariatin e Policisë Durrës kanë kallëzuar shtetasit:
G. Gj., 34 vjeç, banues në Durrës, se më datë 02.07.2025, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi F. Gj., 66 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij;
V. P., 38 vjeçe, banuese në Durrës, se më datë 01.07.2025, është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja A. P. Po punohet për gjetjen e saj.