Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. H., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy automjete të parkuara.

Gjithashtu u arrestua edhe shtetasi R. A., 57 vjeç, banues në Durrës, i cili u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit.

Materialet procedurale në lidhje me këto raste i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.