Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në Porto Romano.
Dyshohet se një marinar i huaj ka ndërruar jetë në kabinën e një prej anijeve të ankoruara në port.
Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga kabina.
Deri tani policia e Durrësit nuk ka një njoftim zyrtar të lidhur me ngjarjen, priten detaje të tjera në vijim.