Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen nr.13 në Durrës.

Bëhet me dije se shtetasi L. L., punonjës policie, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë 3-vjeç.

I mituri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.11.2021, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 13 Durrës, shtetasi L. L., punonjës policie, duke drejtuar automjetin e tij privat, ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.