Emërohet nënkryetari i ri i bashkisë Durrës.

Renis Mullaj, me profesion jurist, është nënkryetari më i ri në moshë i bashkisë.

“DurrësLajm” mëson se 25-vjeçari deri pak ditë më parë ka punuar jurist tek OSHEE.

Mullaj do të mbajë postin e nën kryetarit të bashkisë së dytë më të madhe në vend së bashku me nënkryetarin tjetër, Gentian Kallmi, i cili u emërua në shkurt të vitit 2021 në detyrë.

Posti i nënkryetarit kishte mbetur bosh që pas lirimit nga detyra të ish-nënkryetarit Arbër Braho, në muajin nëntor 2021.

Duke ju referuar kriterit moshë të kryebashkiakes Emiriana Sako dhe dy nënkryetarëve Kallmi dhe Mullaj, bashkia Durrës mund të renditet ndër institucionet e pushtetit vendor me moshën më të re të drejtuesve të lartë në shkallë vendi.