Faturat e energiisë elektrike të 3 pallateve në lagjen nr.1 të Durrësit jane lënë në kutinë e postës nga shpërndarësi/ja e zonës.
Video e mbërritur në redaksinë e “DurrësLajm” tregon momentin kur një banor pallati gjen grumbullimin e faturave, të të 3 pallateve së bashku.
Ndërsa qytetarët e tjerë presin që fatura mujore e energjisë elektrike t’u mbërrijë në godinë për të bërë pagesën respektive, faturat e tyre kanë përfunduar në pallatet përreth për shkak të neglizhencës së punonjësve për të bërë detyrën siç duhet.