Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin e koduar “Servisi”, ku është arrestuar një person.

Mësohet se në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale F.Xh., 29-vjeç, banues në lagjen nr.17 në Durrës, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur 40 pompa nafte në servisin e shtetasit F. S.

Ndërkohë autoritetet policore kanë zbardhur edhe 6 vjedhje të tjera të kryeara nga 29-vjeçari nga data 21 deri në datën 27 të këtij muaji, në disa lagje të qytetit.

Konkretisht ky shtetas ka vjedhur matës elektrikë dhe pajisje të tjera elektrike, si dhe orendi shtëpiake në 5 banesa, konkretisht në banesat e shtetasve P. N., banues në lagjen nr. 15 Durrës, E. Ç., B. S., E. M. dhe E. N., banues në lagjen nr. 17 e 17/1, si dhe protofolin e shtetasit F. S., banues në lagjen nr. 14, Durrës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Servisi”.

Zbardhen 6 vjedhje të ndodhura më parë në qytetin e Durrësit.

Arrestohet autori i dyshuar, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një servis.

Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për kapjen e arrestimin e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Servisi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

F. Xh., 29 vjeç., banues në lagjen nr. 17, Durrës. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur 40 pompa nafte në servisin e shtetasit F. S., 61 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që ky shtetas të jetë autor i 6 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 21.11.2021 – 27.11.2021, në disa lagje të qytetit të Durrësit.

Ky shtetas ka vjedhur matës elektrikë dhe pajisje të tjera elektrike, si dhe orendi shtëpiake në 5 banesa, konkretisht në banesat e shtetasve P. N., banues në lagjen nr. 15 Durrës, E. Ç., B. S., E. M. dhe E. N., banues në lagjen nr. 17 e 17/1, si dhe protofolin e shtetasit F. S., banues në lagjen nr. 14, Durrës.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, në fushën e vjedhjes së pronës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.