Flakët në koshin e mbeturinave në lagjen nr.14 në Durrës, kanë shkaktuar djegien e një makine të parkuar në afërsi.

“Më datë 08.09.2021, në lagjen nr.14, Durrës, ka rënë zjarr në një kosh të mbeturinave, e si pasojë ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht një automjet tip “Volksvagen”, i parkuar në afërsi.”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.