Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 53-vjeçar me iniciale A.H., pasi ka hedhur në anë të rrugës, mbetje shtazore që shkaktojnë ndotje të ajrit.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. H., 53 vjeç, banues në lagjen nr.13 Durrës, për veprën penale “Ndotja e ajrit”, pasi ka hedhur në anë të rrugës, mbetje shtazore që shkaktojnë ndotje të ajrit. Punohet për kapjen e tij.”, thotyë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.