Një person ka humbur jetën pak minuta më parë brenda një kabine elektrike në lagjen nr.11.

“DurrësLajm” po sjell pamje filmike nga vendi i ngjarjes ndērkohë që aty ndodhen efektivë të policisë dhe grupi hetimor.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.11.2021, rreth orës 15:10, në lagjen nr. 11, Durrës, një shtetas i paidentifikuar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike tek një kabinë elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.