Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Manzë-Durrës.

Rreth orës 21:30, një 65-vjeçar i identifikuar me inicialet P.M ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë ai ka pësuar lëndime dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë asistencën e bluzave të bardha.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Manzë Durrës, shtetasi P. M., rreth 65 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit duke dalë nga rruga.

Për pasojë 65 vjeçari është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.