Është gjetur i pajetë nga policia 33-vjeçari në lagjen nr.15 në Durrës, të cilin një ditë pasi babai i tij e denoncoi të zhdukur. 

Nga veprimet e para dhe këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Dyshohet se 33-vjeçari aksidentalisht është rrëzuar nga ura, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur.   

“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e bërë nga shtetasi H. Sh, për largimin nga banesa të djalit të tij, informojmë se shtetasi B. Sh., 33 vjeç, është gjetur i pajetë në një kanal uji, në afërsi të banesës së tij, në lagjen nr.15, Durrës. Nga veprimet e para dhe kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga ura, ka rënë në kanal dhe për pasojë është mbytur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.