Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.17 në Durrës.
Paraprakisht mësohet se një i ri rreth 30 vjeç, teksa ka qënë duke punuar në një pallat pranë Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore, ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. I riu është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat përgjegjësin e punimeve.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.