Një aksident rrugor ka ndodhur para pak minutash në afërsi të Shënavlashit, tek kryqëzimi për në Sektor Rinia.

Një djalë i ri, që drejtonte një mjet tip WolksWagen ka humbur kontrollin e mjetit, është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike (e cila është thyer nga përplasja) dhe ka përfunduar në kanalin në buzë të rrugës.

Fatmirësisht I riu është jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar për kontroll mjekësor në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Në vendngjarje ndodhen efektivë të Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe punonjës të OSHEE-së, të cilët po kontrollojnë rrjetin e shpërndarjes së energjisë.