Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Durrësin, Igli Cara përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se ndryshimi është kryefjala e zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Krahas videos të shpërndarë, Cara shkruan se beson në mbështetjen e qytetarëve durrsakë.

Postimi i i plotë:

Ndryshimi është kryefjala e këtyre zgjedhjeve lokale. Ndryshim i cili do të bëjë Durrësin dhe Shqipërinë më të paqtë! Unë besoj shumë në mbështetjen tuaj! Besoj shumë në atë ç’ka mund të bëj në çdo njësi, lagje dhe rrugë të Durrësit.