Dy persona të lënë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, por që e kishin shkelur atë vihen në pranga nga policia e Durrësit.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasit E. B., 39 vjeç dhe E. S., 35 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit”,– njofton policia.

Ndërkohë, komisariati i policisë Kavajë ka arrestuar në flagrancë shtetasin I. S., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga kontrolli i ushtruar në një objekt në pronësi të tij është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.