Një grua e cila ishte denoncuar e zhdukur nga bashkëshorti, është gjetur e varur nga policia e Durrësit.

Sipas bluve, dyshohet se 50-vjeçarja, e cila raportohet se kishte probleme të shëndetit mendor, i ka dhënë fund jetës.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në tarracën e një pallati, në lagjen nr. 1, Durrës, është gjetur e pajetë, dyshohet e vetëvarur, shtetasja A. D., 50 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Mëngjesin e sotëm, në Komisariatin e Policisë Durrës, ka bërë kallëzim bashkëshorti i shtetases A. D., se ajo ishte larguar nga banesa në mëngjes dhe nuk ishte kthyer më.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.