Në kuadër të vijimësisë së operacionit të koduar “Rent”, policia e Durrësit ka arrestuar 23-vjeçarin me iniciale I.A., të shpallur në kërkim për kultivim kanabisi.

Policia i zbuloi 23-vjeçarit në dhjetor të vitit të kaluar apartamentin që kishte marrë me qira dhe e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Në apartament u gjetën dhe u sekuestruan në ambientet e apartamenit, 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo, në të cilat ishin kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike, që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në ambient të mbyllur.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar “Rent”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Në kuadër këtij operacioni, më datë 13.12.2021, shërbimet e Policisë të DVP Durrës, zbuluan në katin e dytë të një pallati, një apartament të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave, si dhe sekuestruan pajisjet elektrike që shërbenin për zhvillimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Gjatë ditës së sotme, u vu në pranga 23-vjeçari i shpallur në kërkim, i cili kishte marrë me qira apartamentin, për ta përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, të DVP Durrës, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të përsonave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:

-I. A., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Policisë shpallën në kërkim 23-vjeçarin, pasi nuk u gjet në apartamentin e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, te marrë me qira prej këtij shtetasi dhe të shkatërruar nga shërbimet e Policisë të DVP Durrës, më datë 13.12.2021, në kuadër të operacionit policor të koduar “Rent”.

Në apartament u gjetën dhe u sekuestruan në ambientet e apartamenit, 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa e tharë, e bërë gati për shitje, 110 vazo, në të cilat ishin kultivuar fidanë narkotikë cannabis sativa, 19 llamba dhe pajisje të tjera elektrike, që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në ambient të mbyllur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.