Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi ka shpëtuar mrekullisht, pasi rrezikoi të mbytej në plazh në Hamallaj disa ditë më parë (6 gusht).

Shpëtim Saraçi u pikas në mes të dallgëve nga roja i plazhit, që shkoi për ta shpëtuar.

Në një njoftim nga Federata Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë”, thuhet se 10 minuta para se të mbyllte turnin vrojtuesi Ismet Keta ka dëgjuar britma për ndihmë nga dy miq të kompozitorit.

Ai është drejtuar menjëherë drejt plazhit publik dhe ka hyrë mes dallgëve për të shpëtuar Saraçin, i cili kishte mbetur në një gropë të krijuar nga rrymat e ujit dhe ishte në rrezik për jetën.

Pas 20 minutash “betejë” me dallgët, vrojtuesi ka arritur që ta nxjerrë nga uji.

Federata njoftoi se bëhej fjalë për një “personazh që i ka dhënë shumë publikut nëpërmjet ekranit dhe do të vazhdojë t’i japë”, duke ndarë një foto të Saraçit ku imazhi i tij është censuruar.

Por mësohet se personi në fjalë është kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi.

Postimi i plotë i Federatës:

Personi ne foto është një personazh shume i dashur i ekranit tone. Vrojtuesit te Plazhit, Ismet Keta i duheshin vetëm 10 minuta për te mbyllur turnin e punës ne Resortin Vala Mar ne plazhin e Hamallajt. Nga pjesa e plazhit publik ka dëgjuar britma për ndihme… Me baywatch ne dore është nisur menjëherë drejt detit. Ai tregon se ka evidentuar dy persona qe kërkonin ndihme për mikun e tyre i cili kishte mbetur ne nje grope te krijuar nga rrymat e ujit. I lodhur nga stërmundimi dhe lufta me dallgët i rrezikuari ishte ne gjendje kritike për jetën. Ismeti tregon, qe j’u deshën rreth 20 minuta për te dale nga vorbulla bashke me te rrezikuarin, i cili ishte thuajse i pafuqishëm për tu mbajtur tek baywatch-i i shpetimit. Fale Zotit sot Vrojtuesit shpëtuan një personazh qe i ka dhënë shume publikut nëpërmjet ekranit dhe do te vazhdoje t’i japë 🙏.

FREKUENTONI PLAZHET ME VROJTUES! 

VROJTUESIT E PLAZHIT SHPETOJNE JETE!