Një konflikt fizik mes krushkave ka ndodhur në Durrës dhe ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ku dy gratë janë përfshirë në një përplasje fizike mes tyre. Të dyja shtetaset janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetaset M. Xh., 43 vjeçe dhe L. G., 62 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëra-tjetrën.