Një 28-vjeçar nga Ukraina është arrestuar në Durrës, pasi ka tentuar për të hyrë në mënyrë të kundërligjshme, në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brëndshme.

Policia njofton se pas kontrollit në fizik, të riut ukrainas i është gjetur edhe një sasi e vogël kanabisi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin ukrainas A. S., 28 vjeç, pasi gjatë tentativës për të hyrë në mënyrë të kundërligjshme, në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brëndshme, ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë të ngarkuar për ruajtjen e zonës. Gjatë kontrollit fizik, 28-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.”