Një 33-vjeçare nga Durrësi, e cila vuan me probleme të shëndetit mendor, është larguar nga banesa në drejtim të paditur.

Alarmin e ka dhënë nëna e saj, shtetasja Sh. K., 55 vjeçe, e cila ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës zhdukjen e vajzës.

Sipas kallëzimit të nënës, është larguar më datë 27 shtaor. Familja jeton në fshatin Katund i Ri.

Ndërkohë, policia ka nisur punën për gjetjen e saj.