Një efektiv policie i “Shqiponjave” është plagosur lehtë me thikë në lagjen nr.1 në Durrës.

Sipas policisë dhe dëshmitarëve në vendngjarje, agresori me thikë në dorë ka qenë duke lëvizur në lagjen nr.1 dhe policia është njoftuar nga qytetarët lidhur me ngjarjen.

Në momentin e ndërhyrjes së efektivëve për ta shoqëruar drejt komisaritit të policisë, agresori, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka dëmtuar njërin nga efektivët.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, agresori ka tentuar të plagosë me thikë efektivin në pjesën e brinjëve, por jeleku i policisë e ka mbrojtur policin nga një dëmtim i mëtejshëm.