Branko Shkoza, 33 vjeç, banor i lagjes 15 në Durrës, u gjet i vdekur pas tre ditësh që kërkohej nga familja e tij. Pasi familjarët denoncuan zhdukjen e djalit të tyre, policia e Durrësit ka arritur që me anë të metodave speciale të gjejë autorin. Ai është 35–vjeçari Majlind Habibi, banor po i Spitallës, i cili ishte shok me viktimën. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Gjatë një momenti grindjeje, autori e ka shtyrë shokun e tij nga ura që gjendet në një segment të kanalit të Spitallës. Për ironi të fatit, ura gjendet fare pranë shtëpisë së viktimës. Nga këqyrja e trupit të viktimës, ai nuk ka pasur shenja dhune në trup, por dyshohet se vdekja ka ardhur pasi është hedhur ng aura poshtë kanalit të ujërave të zeza.