Një automjet tip “Benz” ka marrë flakë mbrëmjen e kësaj të diele në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Plazhit pranë Postës te lagjja nr.13.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e flakëve.
Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një defekt teknik apo zjarrvënie të qëllimshme.
