Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare ish-mjekja e familjes, doktoreshë Liri Alimani.

Lajmin e ka bërë të ditur Urdhri i Mjekut Durrës përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”.

Doktoresha Alimani u lind në vitin 1953, në qytetin e Durrësit.

Në vitin 1978 kreu studimet studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë duke e përfunduar me rezultate të shkëlqyera.

Gjatë një eksperience shumë-vjeçare, ajo dha kontributin e saj në kujdesin shëndetësor parësor, duke punuar si mjeke familje në Qendrën Shëndetësore Nr. 2 të qytetit të Durrësit, aty ku doli dhe në pension.

“Doktoreshë Liri Alimani gjatë gjithë karrierës së saj tregoi profesionalizëm, kulturë, korrektësi, qytetari dhe vlera e virtyte humane që konfiguruan tek secili mjeken e besuar dhe shumë të dashur për çdo pacient.

Një qytetare e denjë dhe familjare shembullore”, shkruhet në postimin e Urdhrit të Mjekut, ndërsa i shprehin “ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të saj dhe të gjithë dashamirësve e kolegëve!”