Një 30-vjeçar ka rënë në pranga të policisë në Durrës pasi akuzohet për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim ne vendimin e Gjykatës”.

I arrestuari është shtetatsi me iniciale K.M., 30-vjeç, banues në Durrës.

Ndërkohë është arrestuar edhe shtetasi R.M., 34-vjeç banues në Krujë i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për disa vepra penale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, u ndaluan shtetasit:

K. M., 30 vjeçe, banuese në Durrës, për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Veprime në kundërshtim ne vendimin e Gjykatës”;

R. M., 34 vjeç, banues në Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja”, “Shkatërrim prone me zjarr”,” Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të zgjidhur martesë”.