DURRËS, 24 dhjetor 2014 – Të zihesh për hiçgjë dhe të valojë “druri”, kjo dukuri vërehet dendur si në zonat urbane ashtu dhe në ato rurale.
Drejtoria e përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton se policia e Durrësit dhe e Krujës kanë dërguar në prokurori dy shtetas që kanë bërë sherr për motive të dobëta të martën, më 23 dhjetor 2014. 43-vjeçari A. Gj., me banim në qytetin e Durrësit, rreth orës 9.30, paradite, në lagjen nr. 6, ka goditur me grusht 37-vjeçarin A. H., banues po në Durrës.
51-vjeçari N. L., vjeç 51, banues në fshatin Borizan të komunës së Thumanës në rrethin e Krujës, rreth orës 14.00, në fshatin Borizan, gjatë një konflikti, ka kanosur e goditur me grusht bashkëfshatarin 28-vjeçar B. H.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





