Nipi rreh xhaxhanë dhe më pas godet edhe efektivin e policisë që shkon në vendngjarje për të parandaluar precipitimin e konfliktit.

Policia e Durrësit njofton se ka vënë në pranga shtetasin B. J., 38 vjeç, banues në Kërtushaj, Durrës.

Xhaxhai i tij, shtetasi B. J., 65 vjeç, ka kallëzuar se nipi e ka goditur gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Gjithashtu, 38-vjeçari ka goditur edhe punonjësin e Policisë, i cili ka mbërritur në vendngjarje për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Njoftimi i policisë:

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimit në Postën e Policisë Manzë, arrestuan në flagrancë shtetasin B. J., 38 vjeç, banues në Kërtushaj, Durrës, pasi ka kallëzuar xhaxhai i tij, shtetasi B. J., 65 vjeç, se 38-vjeçari e ka goditur, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Gjithashtu, shtetasi B. J. ka goditur edhe punonjësin e Policisë, i cili ka mbërritur në vendngjarje për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.