Reshjet e pandërprera të shiut gjatë ditës së sotme kanë sjellë probleme të tjera. Pas përmbytjes së rrugëve dhe trotuareve, edhe kanalet e ujërave të larta kanë dalë nga shtrati. Në Durrës ka disa kanale të tillë në zonat periferike të qytetit, si Shkozet, Plazh, Spitallë dhe Porto Romano. Njëri nga to, kanali që gjendet buzë autostradës në lagjen 14 Shkozet, ka dalë nga shtrati duke sjellë përmbytje të tjera.

Edhe në kodrën e Vilës janë shënuar rrëshqitje dherash në zonën që ka pasur rrëshqitje të dhërave sistematikisht në raste reshjesh.