Policia e Durrësit njofton se ka arrestuar në flagrancë 5 shtetas, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

Z. M., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. R., 47 vjeç, banues në Durrës dhe A. C., 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet e tyre, në gjendje të dehur;

Xh. M., 21 vjeç, banues në Shijak, pasi duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin duke goditur murin rrethues të një banese. Si pasojë është lënduar vetë drejtuesi dhe pasagjerja në mjet, shtetasja M. V., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

A. Gj., banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin, ka humbur kontrollin duke dale jashtë rruge. Si pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe 2 këmbësorë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë,  për veprime të mëtejshme.