Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase, arrestohet në flagrancë në Durrës një 25-vjeçar, i cili drejtonte automjetin, me leje drejtimi të falsifikuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, shtetasin E. T., 25 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga të dhënat policore, mësohet pasi në mënyrë të vazhdueshme ai ka përndjekur shtetasen A. D. Pas ndalimit nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin e tij, me leje drejtimi të falsifikuar, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.