Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë, në rrugën “Glaukia” të Durrësit.
Një motor shpërndarës picash është përplasur me një automjet dhe për pasojë drejtuesi i mjetit tip Volkswagen është aksidentuar dhe është shoqëruar me urgjencë në spital.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, që po punojnë për zbardhjen e rrethaneve të aksidentit.